FESTE DHE DHURATA NE FSHATIN CAUSH. Sot ne fshatin Caush te bashkise Finiq do të organizohej festa tradicionale e kishes se Shen Vasilit. Por këtë vit kishte shumë pak besimtarë pas masave të marra për tu mbrojtur nga covid-19. Mesha e rastit u relizua në praninë e pak besimtarëve . Po sot për fshatin Caush mbërritën ndihma ushqimore nga Greqia të dërguara nga djali i këtij fshati Ziso Anagnosti. Kryetari i bashksië Finiq Kristaq Kico dhe antari i keshillit bashkiak Kristo Nasho , e quajten këtë ndihmë një xhest tepër human dhe njërëzor mjaft i domosdoshëm për fshatin Caush në këto kohë të vështira .Sipas tyre ndihma e Zisos është në vazhdimësi pasi ai ka kontribuar në ndërtimin e kishës së re , ka dërguar sasi me ilace për të moshuarit etj. Kico përcolli me këtë rast edhe urimet për festën tradicionale si dhe besimin se situata e korona virusit do të kalojë sa më shpejt për ti bërë njerëzit sërisht bashkë