Categories Lajme

Fishekzjarre, këngë dhe flamuj kuq e zi, ja si u prit Sali Berisha në vendlindje

Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm në vendlindje, në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë. Qytetarët dhe demokratët e kanë pritur me fishekzjarre, këngë dhe valle ish-kreun e qeverisë shqiptare.

Nga Tropoja ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nga kjo platformë i çon një mesazh Vuçiç që ta harrojë se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri.

Ai theksoi se Vuçiç duhet të mendohet mirë para se të mësyjë Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.

Berisha: Nga kjo platformë i çojmë një mesazh Sllobodanit të ri: harroje se do të kalojë me firmën e Ramës Ballkani i Hapur në Shqipëri. Mendohu mirë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje.

Do të punojmë për marrëdhënie normale, por kurrë nuk do ta bëjmë në kurriz të Kosovës. Ndërsa parlamenti serb duartrokiste Zeografin Bis për fjalën që mbante puthej Vuçiç dhe Putini. Tema ishte Kosova e veriut, armët dhe tanket.

Sigurisht që tani çdo gjë është në dorë të NATO-s dhe çdo përpjekje do t’ua kthejnë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishte. Ta harrojnë se mund ta prekin Kosovën, sepse jemi një komb dhe kurrë më nuk do të preket një pjesë e territorit të saj. Nëse do paqe duhet njohur gjenocidi që është bërë ndaj shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME