Biznesi i vogël nuk ndjehet ende gati për impelemtimin e projektit të fiskalizmit dhe kërkon shtyrje më dy vjet si dhe kosto zero.
Kërkesa është bërë gjatë forumit ekonomik të organizuar nga fondacioni “Friederish Ebert”, ku u diskutua mbi problemet aktuale me të cilat përballet ekonomia shqiptare.
Ndërsa eksperti kontabël Agim Binaj sugjeron që qeveria të ndërhyje në tre element kryesorë nëse do një sistem fiskal funksional dhe që të reduktojë informalitetin.
Ministria e Financave ka parashikuar që ligji për faturimin elektronik të hyjë në fuqi nga 1 Janari 2020, duke lënë një periudhë tranzitore prej 3 muajsh për bizneset, në mënyrë që të nisë zbatimin zyrtarisht më 1 Prill 2020. /Scan