Categories Lajme

Fitoi lotarinë amerikane dhe u kap pasi kishte mashtruar, gjy.kata merr vendim

“Arrest në burg” caktoi Gjykata e Tiranës për 41-vjeçarin e vënë në pranga disa ditë më parë pranë ambasadës amerikane, pasi rezultoi se kishte mashtruar me diplomën e gjimnazit. Agron Selmani rezulton të jetë fitues i lotarisë amerikane dhe në dokumentet e paraqitura pranë ambasadës për procedurat e mëtejshme, ka paraqitur edhe një diplomë, e cila rezulton të mos jetë e vërtetë. Selmani u përball dje me akuzat e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve shkollore, ndërsa Gjykata vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Vendimi pritet të apelohet nga i dyshuari në Shkallën e Dytë, për të kërkuar një masë më të butë gjatë hetimeve paraprake, që do të kryejë Prokuroria.

Gjatë seancës së djeshme, përfaqësuesi i Akuzës së kryeqytetit, pas parashtrimit të rrethanave dhe provave, i kërkoi Gjykatës të vlerësojë të ligjshëm arrestimin dhe lënien e tij në burg deri në përfundim të hetimeve. Kështu, lumturia e përzgjedhjes si fitues i lotarisë amerikane zgjati shumë pak për një 41-vjeçarin nga Shkodra. Në vend që të ishte duke bërë përgatitjet për të realizuar udhëtimin e ëndrrave, tashmë do t’i duhet të përgatitet të japë shpjegime para Gjykatës, si i dyshuar për falsifikim dokumentesh.

HETIMET

Ka qenë Shërbimi Diplomatik i Sigurisë, degë policore e Departamentit Amerikan, që ka bërë kallëzimin në Polici dhe kjo e fundit, më pas, ka bërë ndërhyrjen dhe arrestimin e 41-vjeçarit pranë ambasadës amerikane në Shqipëri. Materialet hetimore të siguruara nga verifikimet e ambasadës janë administruar nga Prokuroria e Tiranës, e cila është duke kryer hetime të tjera për rastin. Sipas burimeve, ambasada e ShBA-ve, nga kontrollet e kryera për Selmanin, në funksion të lotarisë amerikane, ka konstatuar se në dokumentet që ka dorëzuar është edhe një diplomë e shkollës së mesme, që supozohej ta kishte marrë në gjimnazin “Jordan Misja” në Shkodër.

Nga verifikimet, mësohet se i dyshuari nuk ka qenë asnjëherë i regjistruar në këtë shkollë dhe për pasojë diploma ishte false. Prokuroria është duke hetuar edhe për persona që kanë bashkëpunuar në sigurimin e dokumentit fals, që ndonëse i dorëzuar nga vetë ai, i prish punë 41-vjeçarit. Ky i fundit u arrestua nga forcat “Shqiponja” gjatë momentit që kishte shkuar për intervistë pranë zyrave të ambasadës. Në SHBA, mashtrimi me vizat dhe falsifikimi konsiderohet si një krim i rëndë. Edhe në Shqipëri konsiderohet si vepër penale dhe mund të dënohet me gjobë e deri në 4 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME