Categories Lajme

Fiton 500 mijë euro me “gërvisht dhe fito”, pronari i dyqanit i merr biletën dhe zhduket

Një skenar filmi, duke filluar nga vendndodhja, ai me protagoniste një 70 vjeçare italiane.  Jemi në një lagje në qendër të Napolit, ku shpesh herë familjet e vjetra aristokrate dhe klasat popullore bashkëjetojnë në një rrugicë, duke luftuar përditë për një jetë më të mirë.

Por jeta e një zonje napolitane dhe familjarëve të saj ndryshoi në një sekondë, pasi ajo gërvishti një biletë nga të shumtat që ofroheshin në një dyqan afër shtëpisë së saj.

Bileta rezultonte fituesja e çmimit kryesor, plot 500 mijë euro. Zonja nuk i besonte syve dhe i kërkoi punonjësit të dyqanit ta verifikonte në pajisjen e posaçme, e lidhur në sistem me Agjencinë e Lojërave të Fatit italiane. Gjithçka ishte në rregull, zonja tashmë ishte zyrtarisht e kamur.

Por ndërkohë që ajo kishte filluar të merrte në telefon familjarët dhe të planifikonte për pushime luksoze ose për shtëpinë e re në një pallat më elegant, ndodhi e papritura.

Punonjësi i çon biletën fatsjellëse titullarit të dyqanit, për konfirmimin final, duke pritur përgëzime, por ky i fundit, për arsyeje ende të pakuptueshme, por me shumë gjasa të pamenduara mirë, vendos të rrëmbej biletën, të hipë në një motoçikletë dhe të zhduket, duke lënë pa fjalë punonjësin dhe akoma më shumë fituesen tashmë pa biletë.

Zonja dhe personat e shumtë të grumbulluar në dyqan pas klithmave të saj vendosën të denonconin menjëherë veprimin absurd të pronarit të dyqanit. Duke mos patur një kopje të biletës, policia ka bllokuar të gjithë serinë e lotarisë, për të shmangur abuzime të mëtejshme.

Pronari i dyqanit ende po kërkohet nga karabinierët, ndërkohë që personat që e njohin nuk arrin të kuptojnë gjestin, nga momenti që nuk mendohet se kishte probleme të mëdha financiare. “Ndoshta ai thjesht është çmendur, duke pasur në dorë të gjithë ato para”, thonë ato të befasur.

Për sa i përket fitueses, ajo duket e qetë. Autoritetet e Lojërave të Fatit i kanë siguruar që pas verifikimeve, të cilët mund të zgjasin disa ditë, ajo do të arkëtojë gjithsesi fitimin marramendës.  Por ndoshta duhet të ndryshojë dyqanin ku pinte kafe dhe gërvishte biletat sa herë që mundej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME