Ylli i Minnesota Timberwolves, Karl-Anthony Towns në NBA pas fitores së pare sezonale me ekipin e tij të cilën ia dedikoi nënës së tij të nderë , ka bërë disa dekarat shokuese në media. Pas vdekjes së nënës së tij në moshën 59-vjeçare nga Covid-19 më 13 prill të këtij viti, Towns u shpreh përpara mediave se mund ta shihni duke qeshur por edhe ai ka vdekur pas 13 prillit. Lidhur me pyetjen që iu drejtua Karl-Anthony Towns për ndjesinë që ka për fillimin e sezonit të ri në NBA, krahasuar me vitet e tjera, ai u shpreh se nuk i kujtohet asgjë nga e kaluara dhe se nuk e njeh më vete e tij.
”E dini çfarë? Nuk e njoh më veten dhe nuk më kujtohet se si jam ndjerë vitet e kaluara. As më kujtohet dhe as më intereson. Di vetëm çfarë ka ndodhur duke nisur nga 13 prilli. Ju mund të më shikoni duke qeshur, por ai Karl që keni njohur ka vdekur në 13 prill dhe nuk kthehet më. Nuk e mbaj mend atë njeri, nuk e di se kush është. Ju po flisni me trupin tim, por shpirti im ka vdekur tashmë”, tha 25-vjeçari.
