Categories Lajme

Fizioterapi dhe shërbim i dedikuar për 13 vjeçarin me aftësi ndryshe që i shpëtoi tërmetit në Thumanë

Anteo, 13 vjeçari me aftësi ndryshe që i shpëtoi fatmirësisht tërmetit në Thumanë është strehuar bashkë me familjen në Shëngjin. Ai ndjek shkollën si një nga nxënësit më të shkëlqyer, ndërkohë që prej dy javësh merr edhe orët e fizioterapisë së nevojshme për problemin e tij shëndetësor.

Deputetja e qarkut Lezhë, Ardiana Jaku vizitoi 13-vjeçarin e strehuar në Shëngjin, i cili i tha se ëndërron të bëhet mjek në të ardhmen. Jaku u interesua për gjendjen e Anteos, i cili tashmë ka filluar të marrë edhe shërbimin e fizioterapisë.

Për ERTV, prindërit e Anteos treguan sfidat me të cilat përballen për kurimin e sëmundjes së Anteos, ndërsa folën për optimizmin dhe kurajon që ka vetë Anteo, i cili dëshiron që në të ardhmen të bëhet mjek. Për fundvit, 13-vjeçari i shprehu Alteos (gazetarit të ERTV-së) dëshirën për një dhuratë të preferuar, e cila do t’i dorëzohet përpara Vitit të Ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME