“Do të reshtim së bleri gjëra të padobishme dhe do t’i kthehemi thelbit, duke shfrytëzuar sa më mirë kohën tonë në këtë planet, të cilën do të kemi mësuar ta njohim si të rrallë dhe të çmuar”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.
Ishin këto fjalë të ekspertit ekonomik e social francez, Jacques Attali, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”.
Ndërkohë që në Shqipëri vijojnë të zbatohen masat kundër përhapjes së COVID-19, duke kufizuar më tej lëvizjen e qytetarëve, autoritetet shtetërore vazhdojnë t’i bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e distancimit social.ATSH