Pamjet që shihni tregojnë momentin kur mjeti në pronësi të personazhit të njohur të Tiktok, Kozak është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ndodhi gjatë natës në Allias të Tiranës. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.“Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.(Shiko këtu)
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.12.2023, rreth orës 02:50, në Allias, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit K. B., 30 vjeç, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ne nje reagim per ngjarjen Kozaku shkruan:
“Mirëmëngjesi, mirëmëngjesi, shih ça bëhet”, shprehet ai.
“Kanë ardhur kanë djegur makinën edhe kanë kujtuar se kanë bërë ndonjë burrni. Unë më shumë e kam se më keni trembur çunin tek shtëpia se ka plasur makina, por nuk jeni burra ju që bëni këtë gjest.
Nesër iki blej prapë makinë. Nuk i kemi kujt borxh. Po të keni gjë më keni xhiro gjithë ditën jo me ardh me djeg makinën se unë po të kisha probleme nuk e kisha parkuar poshtë shtëpisë”, thotë ndër të tjera Kozaku duke mos i munguar as fjalori i rëndë.
Dy vite më parë, “mbreti i Instagramit” u rrëmbye në Tiranë. Asokohe u publikua një video në të cilën Braçi shihej brenda një makine i rrethuar nga disa persona të tjerë që e godisnin dhe e shanin


