Categories Lajme

Kush duhet ta pastrojë portin e peshkimit?

Denoncimi i radhës na vjen nga Porti i Peshkimit. Olsi Simsija, Administrator i OMP, shprehet se në Portin e Peshkimit në Durrës ka mbi 100 subjekte, që i paguajnë taksa Bashkisë Durrës, por bashkia nuk i merr mbetjet.

“Kemi një problem shumë të madh që faktikisht ka ekzistuar shumë kohë përpara, ne e kemi zgjidhur me aq mundësi sa kemi pasur. Është problemi i tërheqjes së mbetjeve nga institucionet përkatëse. Normalisht i takon bashkisë ta kryejë këtë shërbim”, tha ai.

Prej vitesh, porti i peshkimit është pastruar nga vetë peshkatarët si dhe një firmë nënkontraktore, që merret me pastrimin e mbetjeve.

Nga i gjithë buxheti i portit, 30 % shkojnë për firmën, e cila së fundi ka dyfishuar tarifat.

“Firma në fjalë që kemi në kontratë ka dyfishuar çmimin e këtij shërbimi, kështu që për ne tani bëhet e pamundur. Imagjinojeni që 60% e fondit tonë të shkojë vetëm për këtë shërbim ndërkohë që mund të zgjidhet kollaj me Bashkinë e Durrësit. Gjithë subjektet, janë rreth 100 subjekte, qoftë varka peshkimi, qoftë magazina frigorifer. Të gjitha paguajnë rregullisht taksën e bashkisë”, tha ai.

Mes mbetjeve, që duhen menaxhuar ka rrjeta, litarë, bombola oksigjeni etj. Vetë administrata e portit të peshkimit i ka çuar shkresa bashkisë e Ministrisë së Bujqësisë, pa marrë përgjigje.

“Këto janë tipi i mbetjeve që nuk na e pranojnë as landfille sepse janë specifike. Mbetjet sa vijnë e shtohen ditë për ditë. Ne jemi munduar që t’i minimizojmë sadopak, por ka ardhur një moment që është e pamundur për këto mbetje. Fillimisht i jemi drejtuar Bashkisë Durrës, por nuk kemi pasur përgjigje. Më pas i jemi drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministres më saktë, por nuk kemi pasur akoma një përgjigje. I jemi drejtuar ministrisë për të ndërhyrë dhe tek Bashkia e Durrësit për të na e zgjidhur këtë problematikë. Ju thirrëm dhe juve, shpresoj që ju si emision shumë i rëndësishëm të na e zgjidhni këtë problem”, tha ai.

“Stop” iu drejtua Bashkisë së Durrësit, e cila premton të ulet dhe ta zgjidhë problemin me peshkatarët, pasi vetëm tani ka marrë dijeni. Bashkia thotë, se nuk e ka kompetencë që të pastrojë territorin e portit.

“Na thuhet se Bashkia e Durrësit nuk operon në brendësi të territorit të Autoritetit Portual të Durrësit, pasi të gjitha shërbimet brenda këtij territori ku ndodhet edhe porti i peshkimit menaxhohen nga vetë Autoriteti Portual dhe institucionet e pushtetit qendror. Megjithatë deri në këto moment nuk ka asnjë ankesë drejtuar Bashkisë së Durrësit nga ana e sektorit të peshkimit për asnjë lloj problematike. Pavarësisht kësaj, duke qenë se kjo problematikë mbërriti tek ne nëpërmjet emisionit investigativ “Stop” ju bëj me dije se ne jemi të gatshëm të zhvillojmë një takim me Autoritetin Portual dhe sektorin e peshkimit për të adresuar përfundimisht problematikat që kanë lindur”, thuhet në përgjigjen e bashkisë.

Po kështu zëdhënësja e Autoritetit Portual Detar thotë, se as kompetencë e këtij institucioni nuk është pastrimi i portit të peshkimit, pasi është nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Zëdhënësja Elitjona Doko: Mirë, Odeta! Ti je?

Gazetarja: Kam një problematikë për sa i përket mbetjeve urbane të portit të peshkimit.

Zëdhënësja Elitjona Doko: Është në administrimin nga Ministria e Bujqësisë.

Gazetarja: Kush e pastron?

Zëdhënësja Elitjona Doko: Është nga Ministria e Bujqësisë.

Gazetarja: Nuk është territor i portit?

Zëdhënësja Elitjona Doko: Është territor i Portit, por nuk është…,domethënë hyn brenda territorit të Portit në hyrje. Kemi kompetencë hyrjeje, pikat e sigurisë portuale, por jo administrimin e Portit të Peshkimit. Nuk është nga ne! Nuk varet nga ne! Kemi vetëm 4 terminale, që operojnë: ngarkim-shkarkimi, terminali i pasagjerëve, ndërsa peshkimi nuk është në administrim nga ne. Në dijeni time, jo! Vetëm Ministria e Bujqësisë!

“Stop” iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me një shkresë zyrtare, që t’i japë zgjidhje kësaj problematike.

“OMP Durrës merr përsipër përballimin e kostove për përdorimin dhe mirëmbajtjen e portit dhe përgjigjet për mirëmbajtjen e portit të peshkimit ku përfshihen mirëmbajtja e ndërtesave të administratës dhe reparteve ndihmëse, shërbimet e mbledhjes së mbeturinave të lëngëta dhe solide në territorin e portit, mirëmbajtja e infrastrukturës për furnizim me energji elektrike, karburante si dhe ujë të pijshëm si dhe pagesat kundrejt enteve shtetërore përkatëse, mirëmbajtja e mjediseve higjenosanitare të portit, mirëmbajtja e kalatave, bankinave notuese dhe kalunave”.

Por në përgjigjen e Ministrisë thuhet, se i kanë nisur një shkresë Bashkisë Durrës, që bashkë me drejtuesit të portit të ulen dhe ta zgjidhin problemin, pasi është kompetencë e tyre./Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës, Sekuestrohen 80. 000 euro, vihen në pranga 2 shtetas

Shijak, Durrës, Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari tenton të p*rdhunojë pastruesen në shtëpinë e tij, arrestohet nga policia greke

Një 53-vjeçare në Greqi është tentuar të përdhunohet nga një shtetas shqiptar. Mediat greke bëjnë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do të blihet me 91.9 lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME