Categories Lajme

Flakët shkrumbojnë banesat e dy vëllezërve në Gramsh, dyshimet e para

Dy banesa janë shkrumbuar plotësisht në Gramsh këtë të martë. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Ngjarja  e  rëndë ka  ndodhur në fshatin  Kabash, rreth 30 km larg nga qyteti i Gramshit. Rënia e një shkëndije në një nga katet e banesës ka bërë që e gjithë godina të përfshihet nga flakët.

Zjarri ka djegur plotësisht  të  gjitha orenditë shtëpiake, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Bashkia e Gramshit  ka  premtuar të ndihmojë vëllezërit Lici, pronarët e banesave të dëmtuara, për rikuperimin e dëmeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME