Categories Lajme, Sport

Flamurtari luan të mërkurën përballë vllaznisë, flet trajneri

Flamurtari luan të mërkurën përballë vllaznisë. Nje takim ku vlonjatët kerkojnë ta nisin me këmbë të mbarë pavarsisht situatës ku ndodhet ekipi Vlonjat. Skuadra ka zhvilluar 14 ditë përgatitje ndërsa do të ketë mungesën e Sukaj të demtuar dhe Nebihu e Sarris qe nuk i janë bashkuar akoma skuadrës. Trajneri Troisi prej dy ditësh është bashkuar në stervitje pas rikthimit dhe karantimit ndërsa thekson se flamurtari do të respektoje kampionatin.

Duke vlerësuar kundërshtarin eradhes vllaznine, troisi thotë se Flamurtari kërkon rezultat. Troisi thekson edhe faktin se shpreson që formula e kampionatit të ndryshojë ndërsa deri në fund flamurtari do të luaj patjetër, kemi zhvilluar për 14 ditë stërvitje prej nisjes së saj.

Mund te themi se jemi gati referuar përgatitjeve që kemi arritur të bëjmë. Nuk kemi pat probleme të medha me dëmtime fatmirësisht. Na duhet të perballemi me vllaznine në një ndeshje të veshtirë. Përballë një skuadre të mirë por ne do të kerkojmë rezultat.

Skuadra ka nisur fillimisht përgatitjet me trajnerin Resuli ndërsa këto ditë jeni munduar të marrim me të miren nga lojtarët. Nuk e besoj situaten tek ekipi kundershtar për atë çfarë është folur mbi problematikën e tyre me pagat. Nuk e besoj aspak dhe nuk duhet të mendojmë se dicka e tillë ndikon tek vllaznia dhe me duket se cfarë është folur nuk lidhet aspak me fushën. Cfarë do të bëjë Flamurtari? Ne do të luajme për veten tonë do të respektojmë kampionatin deri në fund.

Jemi në vend të fundit të renditjes por kjo nuk do të thotë asgjë. Ne do të luajme futboll për të marrë rezultat pavarësisht kundërshtarit që do të kemi përballë. Nuk mendojmë aspak se çfarë bëjnë të tjerët. Ky sezon ishte i veshtirë me gabime nga flamurtari dhe këtë e kemi pranuar. Por le të luajmë deri në fund dhe fusha të përcaktojë verdiktet e veta. A do te vijoj unë në drejtim? Une jam këtu te Flamurtari ne superligë në kategori të pare. Une jam te flamurtari, pastaj është presidenti që vendos. Ndryshimi i formulës së kampionatit. Shpresoj të ndodh dhe superliga të jetë me 14 skuadra. Asnjë kampionat në Europe nuk luhet me 10 skuadra si këtu ndaj them se duhet të ndryshojë, të behet me 14 skuadra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME