Categories Lajme

Flasin banorët e pallatit ku fshihej Nuredin Dumani: U tmerruam, jetonte me një vajzë. Para një jave…

U tmerruam nga zhurma”. Këto janë fjalët e një prej banorëve të pallatit ku fshihej i shumërkërkuari Nuredin Dumani, të cilët janë bërë dëshmitar ditën e djeshme të një arrestimi të bujshëm nga policia në Fier.

Duke folur sot për mediat, fqinjët kanë deklaruar se banesën me qira Nuredin Dumani e kishte marrë para një jave.

“Tmerr, tmerr, tmerr. Me sende të forta po i binin dyerve dhe te komshia e atje ku ka ndodhur ngjarja. Ata jetonin në katin e katërt, në katin tre jetoj unë. Vetëm zhurmë dëgjuam që i binin me mjete të forta derës”, tha një banore e pallatit.

Mësohet se Dumani jetonte me një vajzë me shtetësi të huaj. Në katin e fundit të pallatit në Fier, Dumani jetonte prej disa ditësh, teksa ruhej nga 40-vjeçari Henrik Hoxhaj, i cili gjithashtu u arrestua nga policia dje me një pistoletë në brez, në oborrin e pallatit.

Një banore thotë se pak ditë më parë i kishte shkuar Dumanit tek banesa dhe i kishte kërkuar që të mos bënin zhurmë.

Unë banoj në kat të tretë, ngjarja ka ndodhur në kat të katërt. Vetëm dëgjoja mbrëmë policët që i binin derës me mjete të forta për të hapur derën. Tmerr, u tmerruam. Ata rrinë me qira në fakt. U trokita para 3 ditëve, mos më bëni zhurmë u thashë se jam me tension nuk duroj dot. Na fal, na thanë. Ai që doli ishte rreth 45 vjeç. Pastaj më erdhi për së dyti e më trokiti mua. Unë thashë po ky pse më trokiti prapë? Tha, dëgjo nuk jam unë që bëj zhurmë, është ai lart tha. Epo mirë na fal i thashë unë, që të bezdisa”, tregon një banore e këtij pallati.

Nuredin Dumani ishte një nga më të kërkuarit e policisë, pasi konsiderohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale dhe vrasje të ndodhur vitet e fundit. Ai konsiderohet edhe si rival i Talo Çelës, një tjetër i shumëkërkuar nga policia shqiptare, i cili vijon të jetë ende në arrati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME