Categories Lajme

Flet avokati i Aleko Petros: Ai qan, ende s’e kupton se çfarë ka bërë

Mediat greke, referuar edhe deklarimeve të avokatit, bëjnë të ditur se vrasja e 29-vjeçares shqiptare nga babai i saj në Korfuz ndodhi pas një sherri të çastit. Avokati i Aleko Petros, shqiptarit që goditi për vdekje me sende të forta vajzën e tij, natën e 2 janarit, ka saktësuar se klienti i tij, nuk ishte i dehur dhe krimin nuk e kreu me paramendim. “Vrasja nuk ishte e paramenduar dhe Aleko Petro nuk ishte nën efektin e alkoolit gjatë kryerjes së krimit. Pas debatit që kishin mes tyre, ai e goditi vajzën pas koke me një levë që ndodhej pranë sobës. Vajza u hodh nga dritarja nga lartësi 2 metra që të shpëtonte. Aleko e ndoqi dhe finalizoi aktin kriminal sepse i ishin errur sytë”. Avokati thotë se 52-vjeçari është penduar për krimin, qan vazhdimisht dhe nuk kërkon rrethana lehtësuese për krimin. Sipas avokatit, ngjarja e tmerrshme ndodhi nga dashuria e tepruar e babait për të bijën, ndërsa mohon se ngjarja ka motive raciste. Aleko Petro kundërshtonte lidhjen e të bijës me afganin vetëm sepse Anxhelina ishte larguar nga të afërmit prej nëntorit të 2017-ës. Avokati i 52 vjeçarit ka deklaruar se klienti i tij nuk është mirë nga gjendja psikologjike dhe se akoma nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë.

“Ai donte qe e bija të kthehej në shtëpi pasi ishte larguar që nga Nëntori i 2017. Ajo nuk pranoi kujdestarinë e tij dhe një gjë e tillë e nervozoi atë. Gjithçka ndodhi ishte në gjaknxehtësi e sipër. Pati një debat të ashpër që denigroi në vrasjen e 28 vjeçares. Shtypi ka shtrembëruar profilin e tij. Nuk është një njeri i dhunshëm nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të bijës. Jemi përpara tragjedisë familjare më të rëndë të 10 viteve të fundit. Gjendja e tij mendore dhe psikike nuk është e mirë dhe nuk do të ketë forcë për të përballur të gjithë këtë situatë deri tek gjyqi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME