Avokati i Altin Docit, Saimir Visha pas senacës së sotme në Gjykatë ka deklaruar se klienti i tij është i shokuar për akuzat që ka ngritur Prokuroria dhe ka theksuar se nuk ka asnjë provë për to. Visha është shprehur për mediet se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me vik timat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
“U zhvillua me masa të rrepta sigurie, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë. Në lidhje me mbrojtjen, ai shprehet se nuk e ka kryer, nuk u paraqit asnjë provë nga prokuroria, ndihet i shokuar se dy vi ktimat i ka pasur lidhje miqësore dhe familjare. Ka shkuar edhe në varrim edhe për të tretat, dhe ndihet i sho kuar pse e vendos gishtin policia dhe të tjerat. Nuk është autori i veprës penale. Gjykata nisur nga vepra e rëndë përcaktoi arrest me b urg. Kam kërkuar që të ketë një provë, është e tme rrshme që të caktosh arrest me bu rg pa asnjë provë. Prova për Altin Ndocin nuk ka“, deklaroi avokati.
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me b urg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicale K.A, të cilët akuzohen për vr asjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për eze kutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.