Categories Showbiz

Flet Delinda Disha dhe i thotë të gjitha troç

Pas largimit nga Top Channel, Delinda Disha ka folur për punën e saj me stafin e “Klanifornias”. Pak muaj pasi kishte filluar punë në “Klanifornia” aktores i erdhi një padi nga televizioni për shkeljen e një kontrate në të cilën ishte falsifikuar firma, sipas saj,

Në një video live me aktorin Gent Hazizi, aktorja e njohur e humorit u shpreh se në stafin e ri të programit të televizionit “Klan”, gjeti shumë gjëra që i mungonin prej vitesh në një ambient pune. “Në këtë staf kam gjetur dashuri harmoni, paqe, sinqeritet, dhe shumë gjëra që kisha vite që më mungonin”, shprehet Delinda. Kolegu i saj më pas e ngacmoi duke i thënë se “është normale të ketë njëçik konkurrencë, se ne aktorët jemi njëçik kështu”, por Delinda ia ktheu se e do konkurrencën dhe “nuk jeton dot pa të”. Por si po shkon puna në kushte pandemie? Delinda u shpreh se aktorët po përpiqen dhe po tregohen të kujdesshëm duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes.

“Kemi marrë lejë duke i respektuar rregullat, dezinfektimin, me doreza, me maska. Shumë e vështirë është, por jemi përpjekur që gjithsecili të ketë kujdes për veten dhe të ruhet. Gocat e grimit janë shumë të kujdesshme, gjithsecili i ka të vetat produktet, por i dezinfektojmë herë pas here”, u shpreh aktorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME