Categories Lajme

Flet drejtori i hotelit ku qëndruan mjeket dhe infermierët shqiptarë

Luca Adriani, drejtor i hotelit Regal Hotel & Apartments në Breshia ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica ku komenton incidentin e ndodhur me ekipin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët u gjobitën dhe u denoncuan nga autoritetet italiane për shkelje të masave të pandemisë dhe dy prej tyre dhe për fyerje e kërcënimi të forcave të rendit. “Portieri i natës, -thotë ai- më telefonoi rreth mesnatës dhe më informoi se festa vazhdonte prej orësh me alkool e muzikë me volum të lartë, duke shkaktuar protesta mes klientëve të tjerë të hotelit, shumica e të cilëve janë personel shëndetësor dhe punonjës të forcave të rendit. Festonin dhe askush prej tyre nuk kishte maskë e këndonin e ulërinin në ballkone duke prishur qetësinë publike. E fakti më i rëndë është se hoteli është i pozicionuar përballë spitalit civil të Breshës.”

Drejtori i hotelit informon se gjatë një muaj qëndrimi të ekipit mjekësor shqiptarë në këtë strukturë ka qenë mjaft e vështirë për të paktën për 10 prej tyre, të cilëve i ishte tërhequr vëmendja disa herë. “Shpesh i linin dhomat të pista me të vjella, përpiqeshin të ndiznin pishinën, e cila ishte e mbyllur për shkak të normave anti Covid, e mblidheshin duke tymosur duhan në grup me zhurmë e të ulëritur.” “Për sjelljen e tyre, thotë drejtori i hotelit, kemi informuar ditë më parë dhe drejtuesit e spitalit civil të Breshës. Askush nuk vë në dyshim punën e tyre në spital, por është e drejtë të sinjalizohet sjellja e tyre jashtë spitalit. Kuptoj se të rinjtë duan dhe të argëtohen por po flasim për persona mbi 30 vjeç e jo kalamaj”. Sipas drejtorit të hotelit nuk ishte hera e parë që ekipi mjekësor ishte përballur me kontrollin e policisë lokale, e cila i kishte kërkuar disa herë të respektonin rregullat anti grumbullim për shkak të pandemisë. Në hotelin e Breshës punojnë dhe emigrantë shqiptarë që disa herë janë përpjekur të flasin me ekipin mjekësor ” por pa rezultat”, thotë Luca Andriani. “Pas disa kartonëve të verdhë vjen ai i kuqi, thotë drejtori i hotelit, dhe ishte e detyrueshme denoncimi për respekt të atyre që respektojnë rregullatUa dimë për nder mjekëve e infermierëve shqiptarë që na ndihmuan, por kur sjellja e tyre çon në më shumë rrezik, prania e tyre është e kotë”, e mbyll intervistën për të përditshmen La Repubblica, drejtori i hotelit në Breshia.Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME