Categories Lajme

Flet e afërmja e 45-vjeçares

Familja dhe të afërmit e Klarita Ismalaja, e cila u qëllua dje për v dekje me thikë nga bashkëshorti i saj janë të shokuar. 45-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit në vendlindjen e saj në Fushë-Krujë.

Të tronditur nga ngjarja, një e afërme jashtë kamerave e ka cilësuar autorin, Artan Ismalaja si vrasës gjakftohtë. Sipas saj ata nuk kanë pasur probleme dhe se ai e quante gjithnjë si princeshën e tij.

Nuk ishte rrugaç. Ai u bë një vrasës gjakftohtë me princeshën e vet sepse atë e ka quajtur gjithmonë princeshë. Nuk kanë pasur debate. Më rehat se këta nuk ka pasur të tjerë. Nuk ka qenë xhelozi. Ditëlindja e saj ka qenë me 3 korrik. Kanë festuar një ditëlindje të mrekullueshme.

Të nesërmen kanë shkuar në plazh. Ndoshta kanë mbajtur kujtimet më të bukura të jetës së vet. të nesërmen në orën 10:00 jemi shokuar të gjithë,” shprehet e afërmja për ABC.

Ngjarja  e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, pranë një magazine të Bubqit. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë, ndërsa Artani zotëron një servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

51-vjeçari ka goditur me t hikë gruan brenda automjetit të tyre dhe më pas tentoi v etëv rasjen, duke g oditur veten. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak.  Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artan e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda një muri rrethues, që i përket një fasonerie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME