Categories Lajme

Flet e mbijetuara e áksidentit të Elbasanit: Benzi kryente manovra në rrugë, ecte dhe nuk mbante drejtim

Dy automjete janë përfshirë në një áksident të ndodhur pasditen e sotme në áksin rrugor Elbasan-Tiranë. Pérplasja ka ndodhur në afërsi të tunelit, ku mjeti tip “Volswagen” në të cilën udhëtonin 4 vajza u përplas me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e góditjes kanë ndërruar jetë dy nga vajzat, ndërkohë që dy bashkëpasagjeret e tyre ndodhen në gjendje krítíke për jetën te spitali i Tráumës.

Nervida Garunja, një nga vajzat që ndodhet në gjendje të réndë në spitalin e Tráumës ka arritur të flasë për áksidentin trágjik që ndodhi mbrëmjen e sotme. Ajo ka rrëfyer se Behar Pema, 58-vjeçari që tashmë është vënë në pranga ka kryer manovra në rrugë, duke shkaktuar edhe áksidentin.

“Kryente manovra në rrugë. Ecte dhe nuk mbante drejtimin,”- mësohet se është shprehur ajo, pas ngjarjes së réndë ku humbën jetën dy vajza. Ndërsa vetë Garunja dhe pronarja e mjetit me të cilin po udhëtonin të katërta, Denisa Dibra, ndodhen në spital.

Dy víktimat janë identifikuar si Lusinda Garunja motra e Nervidës dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD, shtetasi Behar Pema, 58 vjeç,  drejtonte mjetin në gjendje të déhur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është árrestuar nga pólicia.

Disa centimetra distancë, kanë mjaftuar që dy motra të ndaheshin sot nga njëra-tjetra. Nervida dhe Lusinda Garunja, të dyja motra, ishin dy nga të ak.sidentuarat mbrëmjen e sotme. Lusinda pati fatin e zi të ndahej nga jeta mbrëmjen e sotme, pasi ishte ulur në sediljen e pasme, ku goditja nga një tjetër mjet mjaftoi për t’i dhënë fund jetës së saj. Ndërsa Nervida, e ulur si pasagjere në vendin e parë, vetëm pak larg të motrës, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jeten. Denisa Dibra, është e plagosura tjetër që po lufton me vd.ekjen në spital. Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aks.identi tr.agjik. Katër vajzat po udhëtonin në automjetin e llojit “Golf” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Mercedez Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME