Categories Lajme

Flet Edmond Bego: Më nxitë jetën! Ju them kush po ndërton te Unaza e Re

Biznesmeni Edmond Bego ka hedhur poshtë akuzat që janë bërë nga Partia Demokratike, se është devijuar projekti te Unaza e Re, me qëllim që kompania e tij të ndërtojë një kompleks pallatesh. Në një lidhje me telefon me emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24, ai u shpreh i revoltuar se me akuza po i rrënonin figurën.

“E kam mbaruar dënimin tim, 4 vjet e 4 muaj, nga të cilat një pjesë e kam kryer në Shqipëri. Jo 21 vjet siç thotë PD. Lidhur me akuzën se kam marrë 40 milionë lekë në tendera s’është e vërtetë se kam qenë nënkontraktor me firmën Aktor. Kam qenë nënkontraktor dhe s’kam marrë lekët e taksapagueseve. S’kam asnjë lidhje.

Pasi kam mbaruar dënimin kam kaluar 3 herë resht në pastrimin e parave të kompanisë sime dhe kam rezultuar 3 herë që s’kam para të futura nga krimi. 2 herë nga këto kanë qenë në kohën e PD-së.
S’mund të abuzoni me një njeri që ka bërë një krim kur ka qenë 18 vjeç. Kërkesa për leje ndërtimi s’është e vërtetë. Unë si firmë kam bërë një projekt. Pronarët kanë pasur një kontratë me një njeri që është anëtar i PD, ai ka pas kontratë me pronarët dhe i kam blerë firmën këtij personi.

Do i lutesha kryetarit të PD-së Lulzim Basha mos të abuzoni me ermin tim se po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo ca jeni. Kam fituar një tender 1 milion euro në 15 vjet dhe qenka fundi i botës. Unë duhet të vazhdoj të shes drogë prapë? Çfarë duhet të bëj”, – u shpreh Bego. Në emision ai shkëmbeu replika me ish-ministrin e drejtësisë Gazmend Bardhi

DEBATI

Bego: Do i lutesha PD dhe kryetarit Basha që e kam komshi që të mos akuzojnë kot se po na shkatërroni jetën. Po na bëjnë që të ngremë valixhet. Do përballemi në gjykatë. Jam i gatshëm që të vijë në studio. Jam i gatshëm për çdo gjë.

Bardhi: Pagesat për privatizimin janë bërë nga zotëria që flet në telefon.

Bego: Nuk është e vërtetë

Bardhi: S’kam asgjë personale me të.

Bego: Po më shkatërroni jetën. Jeni njerëz apo jo, ca jeni?

Rakipi: Bego thotë se nuk është e vërtetë? Keni dokumente ju?

Bardhi: Po i kemi dokumente

Bego: Po nxirre dokumentin

Bardhi: Do ta nxjerrim të hënën. Do i nxjerrim dhe ato që i keni bërë shtetit shqiptar

Bego: Ca kam paguar?

Bardhi: Keni bërë pagesa shtetit shqiptar. Pagesa e dytë është bërë më 11 mars.

Bego: Janë të pa vërteta.

Bardhi: Ka fakte…

Bego: Keni qenë ministër Drejtësie. Si mund të thoni kështu për një person. Që unë jam trafikant, apo anëtar i bandës së Lushnjës. Po si mund të abuzoni me mua kështu? Jeni njerëz apo jo

Rakipi: Këto pagesa si keni bërë?

Bego: Kam ndihmuar pronarin e truallit me kredi për të bërë privatizimin. Se ai s’ka pasur mundësi që ta privatizonte.

Bushati: Ju i keni dhënë lekët pronarit që ta privatizonte.

Bego: Po pronarit.

Bushati: Për ça ja dhatë këto lekë?

Bego: Unë jam biznesmen pavarësisht se për çfarë akuzohen, më vihen etiketa si trafikanti..

Bushati: S’po ju vë asnjë etiketë. Por s’kam gjetur asnjë njeri që të më ndihmojë duke më dhënë 750 mijë euro.

Bego: Unë ushqehem me djersë të ballit. Një tender që mora në OST, mu nxi jeta. nëse marr pjesë në tender shtetëror, nuk flas më.

Bushati: Po aplikim për Bashkinë e Tiranës keni bërë?

Bego: Kjo s’më heq mua të drejtën që të bëjë punë private. Jo skam bërë aty. Unë firmë e kam blerë nga Ajet Rramçaj. Firma ime ka qenë Inertexpres./balkanweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME