Categories Politike

Flet Grida Duma: Mosmarrëveshjet me Bashën dhe gabimet e opozitës

A ka çarje mes Grida Dumës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha? Kësaj pyetje i është përgjigjur ish-deputetja demokrate në Syri TV. Por sipas Dumës ka mendim ndryshe, por jo çarje në marrëdhëniet mes tyre.

“Në disa momente dhe është thënë cila është miqësia? Unë nuk shoh që në PD Lulzim Basha ka ndërtuar raporte miqësore. Disa e kanë e disa jo. Këtë natyrë pune ka dhe është perfekte. Të gjitha keqpërdoren sipas dëshirës së lajmit. Kam bërë pjesë në fushatën e zotit Basha, kam bërë takime me intelektualë dhe prezenca ime në PD nuk ka qenë prej Bashës.

Në mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por a ka një mendim ndryshe, po ka një mendim ndryshe mes meje dhe mënyrës si po bëhen gjërat tani. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, unë do të mbetem luajale në vendimet e PD. Në PD ka pasur gjithmonë debat, ky është momenti me më pak debat”, – deklaroi Duma.

Ajo ka komentuar edhe zhvillimet brenda opozitës, si edhe te gabimet që janë bërë.

“Shpejtësia e veprimeve në politikë është determinante. Po janë bërë disa gabime. Madje disa herë kryetari i opozitës i ka pranuar. Madje janë pranuar edhe gabimet në listat e deputetëve në vitin 2017.

Për djegien e mandateve nuk e di nëse mund ta ponderoj duhej llogaritur opozita false. Disa elementë që mund të ishin paraprirë më mirë me ndërkombëtarët. Diskutimet duhet të jenë më të gjata dhe të hyrjes në sakrificë të gjithë bashkë, jo një orë apo dy orë” – tha Duma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME