Categories Lajme

Flet i moshuari që humbi bashkëshorten: Kam nipin tjetër 7-vjeçar nën rrënoja

Kryefamiljari Fehmi Vata është një nga të mbijetuarit e tërmetit që ra dje në Shqipëri, dhe që goditi kryesisht zonën e Durrësit dhe të Thumaës. Vata jetonte në një prej pallateve të shembura në Thumanë, ndërsa brenda rrënojave gjendet ende nipi i tij 7 vjeçar, ndërsa bashkëshortja ka humbur jetën pasi mbroi me trupin e saj, nipin tjetër të familjes, 10-vjeçarin që u bë simbol i mbijetesës.

“Nipi 10-vjeçar më kërkonte dhe më thërriste për ndihmë. Gruan e gjetëm të vdekur në fundin e pallatit, fëmijët jetonin me ne, se djali kishte shkuar 3 muaj në punë jashtë vendit”, shprehet Fehmi Vata, shpresat e të cilit janë të pakta për nipin që gjendet ende nën rrënoja, e megjithatë thotë se Zoti është i madh. Ai pranon se dhe më herët autoritetet kanë konstatuar se pallati i tyre është i rrezikshëm, por që nuk kishin ku të strehoheshin diku tjetër, ndaj nuk janë larguar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME