Categories Lajme

Flet me lot në sy babai i 22-vjeçares që humbi jetën nga Covid-19

Babai i studentes 22-vjeçare, Euxhena Jorgji që ndërroi jetë për shkak të Covid-19 ka kujtuar vajzën e tij në një ceremoni në përkujtim të saj dhe dy pedagogeve të Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici dhe Irena Bogdani që humbën betejën me virusin.

Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë, Euxhena u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Babai i saj tregon se zgjodhi këtë degë duke u konsultuar me pedagogët dhe deri ditën e fundit të jetës, mbante librin poshtë jastëkut.

Me lot në sy, ai tha se kanë kaluar 6 muaj nga largimi i Euxhenës, por ende është e vështirë të përshkruash botën e madhe që kishte.

“Euxhenën, një pjesë e mirë e personelit e njohin. Ajo ishte një vajzë që deri ditën e fundit të jetës së saj mbajti poshtë jastëkut librin.

Sic tha profesori, mori një degë, por unë në fillim i thashë vazhdo me Financë Kontabilitet. Jo babi tha, është një degë e re, madje ma kanë rekomanduar dhe profesorët me emër këtu sepse kishte bashkëpunim shumë të ngushtë me profesorët që i jepnin mësim.

Sa herë në familjen tonë shikonin emisionet kur dilnin pedagogët e Fakultetit Ekonomik dhe vetë Euxhena që ishte studente, e ndiqnim me pasionin më të madh. Ende vazhdojmë të ndjekim të gjithë profesorët që dalin të debatojnë sepse në asnjë rrethanë, kujtimet e pasionin e Euxhenës nuk e harrojmë.

Pavarësisht se kanë kaluar 6 muaj, por të flasësh për Euxhenën është e vështirë të përshkruash atë botë të madhe që kishte ajo, dashurinë që kishte për ne të gjithë, për shoqet, për miqtë, shokët dhe profesorët”, tha i ati.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME