Categories Lajme

Flet mjeku për TV Ora mjeku që dëshmoi për Bashën mungesën e kostumeve speciale

Flet mjeku që u vetëkarantinizua pas kontaktit me tre persona që sipas tij ishin si të dyshuar me koronavirus. Në një lidhje me Skype në edicionin qendror të lajmeve në TV Ora, mjeku Ilir Allkja tha se videoja është bërë për të sensibilizuar politikëbërësit për menaxhimin  e situatës.

Allkja tha se mbrëmë ai ka mbaruar tre vizita të cilat kanë ardhur si raste neurologjike, por që më pas kanë rezultuar me probleme respiratore dhe temperaturë.

Ai u shpreh se prandaj kishte shkuar pa kostumin special, duke bërë thirrje që punonjësit e shëndetit t’i filtrojnë më mirë rastet.

Mjeku Allkja: Unë shpërndava një video mesazh për të sensibilizuar politikëbërësit për menaxhimimin më të mirë të situatës. Nuk e mendova se do të përdorej. Në vend që të merren me menaxhimin e situatës, merren me mua, pikërisht pse kërkoj më shumë kujdes dhe vëmendje për jetët tona. 

Ata kanë parë një foto timen me një veshje speciale, unë nuk kam thënë që s’ka veshje speciale, por që përdoren me kursim. Për gjitha rastet e dyshuara për koronavirus, duket që ekipi mjekësor të shkojë me veshje. Unë mbrëmë kam qenë në tre vizita. Janë të regjistruara me kartelë. Problemi që shtroja unë ishte që kolegët dhe infermierët të bëjnë një filtrim më të mirë të rasteve. Më dhanë një rast neurologjik që s’ka pse të shkohet me veshje speciale, kur shkoj atje e gjej si rast me probleme respiratore dhe temperaturë të lartë. Infermierët dhe punonjësit e shëndetit të filtrojnë rastet më mirë, dhe kur është rast i dyshuar të na japin veshjet. 

Unë nuk jam kontaktuar, por po pres që të dalin rezultat e personave që kam vizituar. Vetëkarantinimi është një masë sensibilizuese. I gjithë apeli im për të përmirësuar unë e përdor kryeministri dhe ministria në mënyrë të turpshme. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME