Categories Lajme

Flet nëna e Silvanës pas aksidentit tragjik: Kisha 7 vite pa e parë

Nëna e Silvana Gushit, vajzës e cila humbi jetën së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj në aksidentin tragjik disa ditë më parë, ka rrëfyer histori nga jeta e familjes.

Mes lotësh në emisionin me “Zemër të hapur” në News24, ajo tha se kishte 7 vite që nuk e kishte parë të bijën pasi ajo ishte martuar që 17 vjeç dhe ishte larguar për në Greqi.

Nëna e të ndjerës tregon se si e ndihmonte të bijën pasi nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, dhe se kishin borxhe. Sipas saj, familja po ktheheshin në Shqipëri për të shlyer borxhet.

“Kisha 7 vite pa e parë çupën, se u martua që 17 vjeçe dhe iku në Greqi. Unë, burri e djali morëm një kredi në emrin tonë dhe të dhëndrit, që të ndihmonim vajzën. Pas tre vitesh vajza e madhe na u sëmurë nga kërma, nuk punonte, ja ngrija unë tenxheren. Çfarë blija për vete, i blija vajzës.

Rrogën e burrit e shfrytëzoja për vete dhe për vajzën, se nuk kishte mundësi. Pas tre vitesh m’u sëmurë mbesa, Anastasia. I dhimbte këmba, ku nuk e çuam. E mori djali në Gjermani. Pastaj e çuam në Greqi. Vetëm për këtë, vajza shkoi në Greqi dhe vendosën të jetojnë atje. Vajza punoi një vit në një supermarket, pastronte dhe merrte 200 euro. Kishte shumë halle. Kishin borxhe. Tani do të lante 7 milionë lekë borxh. Çfarë më bëri ai, më vrau vajzën, dhëndrin dhe mbesat.

Mbesa e vogël ka lindur këtu, 6 vjet e kam mbajtur unë, pastaj vajti në Greqi dhe ishte e shkëlqyer me mësime. Dhëndrin e kisha shumë të mirë, më respektonte, nuk kishte djalë si ai. Edhe ata të dy shkonin shumë mirë. Vajza më thoshte “ai më rriti, se më mori që 17 vjeçe”.

Aq kemi hequr, kemi ndarë dhe një gotë ujë me vajzën. Nuk do të ketë për mua ilaç më, vetëm v dekje. Erdhi djali nga Gjermania se do bënte një patentë, një ditë më vonë do vinte vajza. Kur më thanë që v diqën, më iku truri. Mora burrin në telefon dhe pastaj nuk mbaj mend çfarë bëra”, tha nëna e të ndjerës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME