Categories Lajme

Flet për gjyqin me Becchettin, Rama: Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare, s’do marrë asnjë lek

Edi Rama ka folur sot për gjyqin me biznesmenin italian Francesco Becchetti, i cili i dha të drejtë për 110 mln euro dëmshpërblim. Rama tha se po shpërndajnë dhe trakte nëpër Tiranë se tani shqiptarët do paguajnë 110 mln.

Sipas tij, ata që gëzohen janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, por asgjë nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët.

“Dy njerëzit më të gëzuar për një gjyq, ishin po këta, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Një gëzim i neveritshëm. Një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur dhe motivuar ata të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top por me mendjen tap nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre duke arritur të shpërndajnë dhe trakte nëpër tiranë se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi 110 mln.

Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, atë që nuk hahet. Asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe nuk ka për tu lejuar t’i fusë duart në xhepin e shqiptarëve”, deklaroi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME