Categories Lajme

Flet Saimir Kodra

Në një lidhje “Skype” për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Saimir Kodra i është përgjigjur pyetjes nëse e ka kaluar apo jo Covid-19, siç deklaroi pak kohë më parë në emisionin e tij “Stop”.

“Nuk ishte shaka, mirëfilltazi, por ishte një apel indirekt për të bërë testime, për ta kuptuar të gjithë që nëse kemi nivele antikorpesh të dalim dhe të mos kemi frikë. Dhe rasti konkret për të mos pasur frikë nga kjo situatë, për të mos dalë unë më i mençuri në botë, është zotëria Brataj që kam përballë, e kaloi dhe ja ku është pranë nesh duke folur. Ka plot të rinj që nuk duhet ta kenë frikë dhe se s’kanë pasur frikë ndonjëherë…”.

Kodra thotë se tashmë duhet të fillojë relaksimi dhe njerëzit, duke zbatuar rregullat e mbrojtjes, të fillojnë të dalin.

“Ka kaluar aq shumë javë saqë nuk e ndajmë më alkoolin dhe maskat. Sigurisht, siç na detyrojnë të rrimë brenda, se në fillim isha dakord me të gjitha, por tani e shikoj të tejzgjatur. Përveç privimit të lirive, unë nuk jam biznesmen vetë, por e shikoj si një bllokim tek biznesi. Sot mund të ashpërsohen masat për gjoba për ata që nuk mbajnë maskë apo doreza”. Kodra tha se mendon se Covid-19 e ka kaluar pak kohë më parë, referuar simptomave që ai ka pasur. “Kam pasur një javë e gjysmë dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen dhe unë besoj se e kam kaluar, por u ndaluan testet në privat, prandaj është mirë që të kthehen testet dhe të bëhen tamponë”. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME