Categories Lajme

Flet vajza në Durrës: as këmbën s’nxjerrim dot jashtë

Vendimi i qeverisë për të strehuar në hotele shqiptarët e kthyer nga Italia duket se po sjell pasoja negative tek qytetarët. Një prej shqiptareve që është karantinuar me detyrim në një nga hotelet në Durrës ka treguar për Fax News se po kalon një situatë shumë të vështirë jo vetëm ajo por të gjithë personat në hotel. Ajo kërkon ndihmë duke thënë se kushtet ndaj tyre janë shumë strikte dhe nuk nxjerrin dot as këmbën nga dhoma ndërsa në hotele ka të moshuar të sëmurë dhe familje me fëmijë të vegjël. Isufi apelon për ndihmë duke thënë se mjafton t’ju bëhet tamponi dhe nëse rezultojnë negative mund të shkojnë të karantinohen në banesat e tyre.

Brunilda Isufi nga qyteti i Elbasanit, kemi ardhur me avionin Romë-Rinas ditën e shtunë. Unë dhe bashkëshorti im kemi dy banime në qytetin e Modenës dhe në Elbasan. Ne mbetëm në Modena, pasi kisha shkuar për arsye pune, dhe bashkëshorti im është italian, kërkesa jonë ishte që të karantinoheshim në shtëpinë tonë në qytetin e Elbasanit, dhe jo të rrimë këtu, sa kohë që kam një shtëpi dykatëshe bosh.

Të gjithë personat që janë këtu janë me probleme, ka nëna me fëmijë të vegjël. Ka pleq që janë më probleme shumë të rënda me shëndetin, të na bëhet tamponi dhe ne të shkojmë në banesat tona. Kushtet janë shumë të mira, nuk e kemi problemin me to, por ne jemi familjarë, dhe atje kemi qendruar në karantinë të plotë, jemi njerëz të përgjegjshëm, thjesht kërkojmë që të kthehemi më banesat tona.
Ajo po ashtu tregon se kushtet në avion nuk kanë qenë të mira, dhe nuk janë respektuar fare distancant, ndërsa shton se as kontrolle mjekësore nuk u janë bërë fare veçse është telefonuar nga një mjeke e cila e ka pyetur si ndihet. Madje deri para se të sistemoheshin në dhomat e hoteleve kanë qëndruar jashtë në orët e vona të natës pa asnjë mbështetje dhe në të ftohtë.

Ne erdhëm me dëshirën tonë, kur ne kemi mbërritur në Durrës kemi qendruar jashtë deri në 11 të natës, askush nuk na ka vizituar dhe nuk na ka bërë asnjë kontroll. Dje më ka marrë një mjeke epidemiologe, dhe se më pyeti sesi ndihem, pra me celular, ne nuk kemi të drejtë që të nxjerrim as këmbën jashtë dhomës së hotelit.

Unë vij nga një familje mjekësh, dhe e di shumë mirë që duhet të zbatojmë rregullat, por nuk mund të na bëhen kontrolle përmes telefonit, nuk është e nevojshme që ne të suportojmë të gjithë këtë stres, dhe të mendosh që kjo është vetëm dita e dytë. Ka shumë djem dhe vajza që janë duke kaluar këtë stres, na ndihmoni që të kthehemi në shtëpitë tona, mos t’iu mbetet në ndërgjegjen tuaj, ajo që mund të na ndodhë ne këtu brenda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME