Categories Lajme

Flet vëllai i njërit prej të dhunuarve: Bilbil Maja ka thyerje në këmbë e krahë e dëmtime në kokë! Gurorja e Rrajave po na shkatërron shtëpitë

Lulzim Maja, vëllai i të dhunuarit më rëndë dje nga pjesëtarë të fisit Rraja në Krujë tregoi se çfarë ndodhi dje në lokalin në aksin Fushë Krujë-Thumanë, duke përsëritur ankesën se gurorja po u shkatërron banesat.

Ai thotë se gjëndja shëndetësore e Bilbil Majës mbetet e rëndë. Bilbili është personi i veshur me bluzë blu dhe në videon e dhunës është shënjestra e pjesëtarëve të fisit Rraja.

“Bilbili është djali i xhaxhait tim. E kemi çuar në mëngjes në një spital privat pasi gjëndja është e rëndë. Ka thyerje krahu, këmbësh. Ka dhe dëmtime në kokë nga goditjet por urojmë të mos jenë të rënda. Kurrizin e ka të zi nga goditjet” tha ai në një prononcim telefonik për Report TV.

Lulzim Maja është vëllai i Jashar Majës dhe kushëriri i Bilbil Majës, të cilët dhunohen me shkopinj gome e bejsbolli dhe qëllohen me grushta e shkelma.

I keni identifikuar se kush janë personat që ju dhunuan?

“Të gjithë kanë lidhje me guroren. Personalisht nuk i njoh me emër por të gjithë”

Ku banojnë dhe pse janë shqetësuar për guroren

”Jemi 200 metra në vijë ajrore larg gurores. Edhe sot në këto momente, edhe pse ka ndodhur ngjarja, gurorja vazhdon punën.

Po pse ishte takimi në lokal?

Sipas deklaratës ë vëllait tim dhe çuni të xhaxhait ata janë takuar me inxhinierin e gurores për ti kërkuar të ulin dorën e shpërthimeve se po na shkatërrojnë banesat.

Flet vëllai i njërit prej të dhunuarve: Bilbil Maja ka thyerje

Sipas videos së xhiruar gjatë dhunës barbare në lokal, mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja dhe shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.

Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.

Burri i veshur me bluzë bojëqiell, i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për t’u mbrojtur.

Nga sa identifikohen burri me bluzë të zezë dhe me shkop bejsbolli në dorë dhe qëllon Bilbil Majën që ka rënë pa ndjenja në verandën e lokalit është djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Ndërsa personi i veshur me të bardha që në njërë dorë ka pistoletën dhe me tjetrë qëllon me grusht në fytyrë Bilbilin është Flamur Rraja. Mes dhunuesve është dhe një burrë i veshur me bluzë të zezë, i identifikuar si Xhelali, vëllai tjetër i deputetit Rrahman Rraja.

Policia bëri të ditur dje se në Komisariatin e Krujës kishte shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, (vëllain e deputetit) dhe Përparim Rraja (kushëririn e deputetit) që kishte licencën e gurores, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME