Categories Lajme

Fluks në portin e Vlorës. Rreth 1300 persona është numri i personave që kanë mbërritur

Fluks në portin e Vlorës. Rreth 1300 persona është numri i personave që kanë mbërritur në portin e Vlorës,vetëm në tre ditët e fundit,ndërsa në rritje në këto ditë të fundit të vitit është edhe numëri i pasagjerëve në ikje, ata të cilët duket se kanë zgjedhur festat e fundvitit ti kalojnë në vendet e BE-së, apo tek të afërmit e tyre në Itali,me shifrat që shkojnë në rreth 780 persona. Autoritet portuale kanë konfirmuar se këtë dhjetor ,fluksi është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. Festim Skëndaj,shef i pwrpunimit të trageteve në portin e Vlorës,konfirmon se fluksi pritet të vijojë i tillë edhe në ditët e mbetura të dhjetorit,referuar prenotimeve,madje deri në datwn 31 dhjetor. Vetëm në tre ditët e fundit janë rregjistruar 1300 persona në ardhje,dhe rreth 780 persona në ikje,duke konfirmuar trendin në rritje të fluksit të lëvizjeve të pasagjerëve, gjatë ditëve të fundit të muajit dhjetor.

Mbetet pra situata ashtu si edhe në vitet e shkuara,kur në prag festash lëvizjet janë në rritje në portin e Vlorës. Bazuar edhe në prenortimet dhe shifrat që na mbërrijnë në port,fluksi do të vijojë i tillë deri në ditën e fundit të vitit, pra do të kemi fluks deri në datën 31 dhjetor në portin e Vlorës. Jo vetëm të personave që mbërrijnë nga Italia, por edhe atyre që largohen, pasi në vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i personave që zgjedhin të kalojnë këto festa jashtë kufijve të vendit konfirmon Skëndaj. Në dy ditët e fundit fluksi në port ka shënuar rritje. Vetëm mëngjesin e të enjtes ,me tragetet e linjës Vlorë-Brindizi kanë mbërritur rreth 400 persona,ndërkohë që futja në linjë e tragetit të dytë të linjës Vlorë-Brindisi ka rritur kapacitetin e lwvizjeve nw portin e Vlorës edhe në ditwt me mot tw keq,futja në linjë e tragetit të dytë ka sjellë që itenerari Vlorë-Brindisi të vijojë normalisht dhe pa pengesa. Ndërkohë deri në datën 31 dhjetor,pritet që fluksi të vijojë referuar lëvizjeve të pasagjerëve nga Italia drejt Vlorës dhe anasjelltas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Xhaxhai mësyn nipin me pistoletë në Lezhë

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME