Tre muajt e sezonit turistik,porti i Vlorës në statistika,referuar fluksit të lëvizjeve në port. Rreth 10% më shumë të fluksit të lëvizjeve nga porti i Vlorës,referuar shifrave të një viti më parë.
Terminali i ri i portit ,inaguruar këtë sezon,ka ndikuar në rritjen e fluksit të lëvizjeve nga porti i Vlorës. Muaji gusht ka shënuar fluksin më të lartë të lëvizjeve nga porti i Vlorës, ndërsa referuar shifrave, në tre muajt e sezonit turistik,në total janë rregjistruar 45089 persona,të cilët kanë mbërritur në portin e Vlorës,nga të cilët rreth 1200 janë shtetas të huaj. Në drejtim të Italisë nga porti i Vlorës janë larguar në harkun kohor të tre muajve 42151 pasagjerë.
Muaji gusht eshte edhe muaji qe ka rregjistruar fluksin me te larte te levizjve ne ardhje dhe largim nga porti i Vlores,muaj ne te cilin ne linjen Vlore-Brindizi eshte punuar edhe me dy tragete. Vetem gjate muajit gusht jane rregjistruar shifrat,te cilat jane thuajse sa gjysma e shifrave totale te tre muajve te levizjeve ne portin e Vlores. Gjate gushtit ne portin e Vlores kane mberritur 23612 persona,nga te cilet edhe te huaj,kryesisht italiane,te cilet kane zgjedhur Vloren dhe Shqiperine per te kaluar pushimet e veres.
Nderkohe referuar tre muajve te vitit te kaluar shifrat jane me te lart. Ne portin e Vlores nje vit me pare kane mberritur 40965 persona,pra rreth 2 mije pasagjere me pak krahasuar me shifrat e tre muajve te sezonit turistik te ketij viti. Ajo cfare ka ndryshuar lidhe dhe me numrin e shtetasve te huaj te mberritur ne Vlore,mes portit nga Italia,nje shifer qe shkon ne rreth 1200 shtetas te huaj,ku konfirmohet se gjate kesaj periudhe shtatesit italiane jane ata e cilot kane zene vendin kryesor per te kaluar pushimet ne Vlore,por nuk kane munguar edhe shtates nga Polonia,Anglia apo vende te tjera te BE-se.