Categories Lajme

FMN paralajmëroi qeverinë se mund të mbetet pa para, reagon Basha: Jep më shumë ndihmë për familjet shqiptare

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të FMN-së i cili paral;ajmëronte qeverinë shqiptare se mund të mbeste pa para për shkak të rritjes së borxhit. Basha shkruan në Facebook, se ky raport konfirmon deklaratat e vazhdueshme të bëra nga ana e opozitës, se Shqipëria është një nga vendet që ka ndihmuar më pak bizneset dhe rimëkëmbjen ekonomike, gjatë periudhës së pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Postimi i plotë i Bashës: Konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare. Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare.

Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet. Për ta lexuar të plotë lajmin mbi raportin e FMN-së dhe kritikat ndaj qeverisë shqiptare klikoni KËTU.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME