Aksioni i djeshëm në Gjirokastër, Fier e Berat, ku u bllokuan makina luksoze dhe u ndaluan disa persona është shtrirë sot në Korçë.Raportohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbritur në qytetin e Korçës dhe po ushtrojnë kontrolle nëpër pika të ndryshme.FNSH është në kërkim të disa personave me precedentë penalë.Në sitën e operacionit do të kalojnë edhe ata që janë me makina luksoze apo me targa të huaja. Në vijim, pritet të zbardhen dhe rezultatet e arritura nga aksioni.
Categories
Lajme
FNSH në Korçë
