Categories Lajme

FNSH rrethon Lushnjen Vlorën/ Ja kush është biznesmeni që kërkohet…

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana dhe Fieri kanë blinduar qytetin e Lushnjes, ndërsa janë në kërkim të biznesmenit Julian Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos.Operacioni ka nisur rreth 3 orë më parë, ndërsa biznesmeni nuk është gjendur në banesë dhe policia lokale e mbështetur nga FNSH ka nisur kontrollet.Raportohet se postoblloqe të shumta janë ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, por edhe rrethinat, në kërkim të biznesmenit, që është një emër i njohur për uniformat blu.Sula është shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa në fillim të muajit tetor iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një automjet me vlerë 100 mijë euro.Nuk dihet nëse kërkimi policor ndaj biznesmenit ka lidhje me ngjarje të ditëve të fundit, apo ka lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij, lidhur me aktivitete kriminale, mbi të cilat dyshohet se ka vendosur edhe pasuritë që i janë sekuestruar.

Kontrolle edhe në Vlorë

RENEA dhe Forca Operacionale të nisura nga Tirana gjithashtu kanë nisur një operacion edhe në Vlorë.Burime policore bëjnë të ditur se kontrollet po ushtrohen në disa zona dhe nga raportimet mësohet se kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor, ku ndaj prokurorit Arjan Ndoj u qëllua më armë zjarri.Pasditen e sotme humbi jetën, pas 1 jave qëndrimi në spitalin e Traumës, Andi maloku, i cili ishte shofer në mjetin ku ndodhej prokurori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME