Categories Lajme

“Folëm e qeshëm gjithë natën”/ Vëllai i 35-vjeçares shqiptare që u gjet e vrarë në Itali, rrëfen bisedën e fundit me të motrën…

Vëllai i 35-vjeçares shqiptare, Nevila Pjetri, e cila u vra me plumb në kokë në Itali, rrëfen detaje të reja për ngajrjen që i tronditi të gjithë.

Vëllai i të ndjerës, Dritani, në një rrëfim për emisionin “Me Zemër të Hapur” mohoi prerë që motra e tij të ketë qenë prostitutë, ndërsa rrëfeu dhe bisedat e fundit me të, ku tha se kanë folur e qeshur të premten gjithë natën, ndërsa të shtunën ka marrë lajmin e rëndë.

“Ne jemi 5 fëmijë, dy motra e pesë djem. Me motrën kishim shumë raporte të mira. Ne ishim shumë të varfër. Të dy prindërit kanë vdekur, babai ka tre vjet, mami tre muaj. Nevila na ndihmonte, na merrte në telefon, na fliste. Flisnim shumë shpesh. Nga të gjithë, unë e kam përjetuar më shumë dhimbjen e madhe. Nuk është e vërtetë që motra ishte prostitutë. Të dyja motrat i futi policia në burg, pavarësisht se nuk kishin bërë asgjë. I mbajtën 2-3 javë dhe pastaj thanë që s’kanë gjë, kanë dalë të pastra.

Nevila ka pasur bashkëjetesë, por nuk ka pasur fëmijë. Me Leonardon ka një vit që njihej, unë e njihja nga afër atë. Kam shkuar te shtëpia e tyre në Itali, kam ndenjur 2-3 muaj. Ata i kishin raportet shumë të mira, as nuk ziheshin, as hiç, rrinin si njerëz. Nevila kishte permeso, ja bëri letrat Leonardo, u martuan me celebrim. Ai e ndihmoi si njeri. Leonardo ka qenë i martuar më parë, kishte dhe një vajzë 14 vjeç, që Nevila e donte shumë se e mbanin në shtëpi”, tha vëllai i 35-vjeçares.

Çfarë bënte Nevila?
Gjithë ditën bënte punë në shtëpi, pastaj 18:00-20:00 punonte te kampingu. Ajo na ka ndihmuar shumë edhe neve. Nevila erdhi kur humbëm nënën, ndërsa motra tjetër nuk erdhi, se nuk kishte dokumente dhe tha se nuk vinte dot. Edhe motra tjetër që është në Itali e ka përjetuar shumë keq vrasjen e Nevilës. Nevila më ka ndihmuar për djalin, që ka një problem shëndetësor. Ajo e ka çuar në 2-3 spitale në Pizza.

Sa informacion keni marrë se çfarë ka ndodhur me motrën tuaj?
Nuk është e vërtetë që ka qenë prostitutë. Kam qenë 8 herë në Itali dhe e di mirë. Rrija çdo tre muaj me motrën time gjithë ditën aty. Unë e përjetova shumë keq, kur thanë që ka qenë punonjëse seksi.

Pse janë etiketuar motrat tuaja kështu?
Nuk është e vërtetë, gënjejnë.

Çfarë iu ka thënë Leonardo?
E pyeta në 8 të darkës, më tha që ka dalë nga shtëpia dhe se do të pine kafe me një shoqe.

Kishte Nevila shoqëri?
Ka pasur, por i ka pasur shoqe të mira. Nuk i kanë bërë dëm shoqet.

Ku dyshoni?
Në asnjë vend nuk dyshoj, nuk kam fare ide. Nuk e di pse ka ndodhur kjo ngjarje, sepse ajo ka ndihmuar gjithë njerëzit në Itali dhe Shqipëri dhe nuk di si mund t’i bënin keq. Të premten në darkë kam komunikuar me Nevilën, më tha që do të vinte në Shqipëri, do merrte fëmijët e mi dhe do shkonin në plazh. Ishte shumë e qeshur, kemi qeshur gjithë natën, kemi bërë muhabet. E mora të shtunën në mëngjes pastaj dhe nuk po i shkonte zilja. Isha në punë dhe vetëm kur më erdhi lajmi. Ajo bënte punët e shtëpisë, se kishin një shtëpi përdhese. Kishte marrëdhënie shumë të mirë dhe me njerëzit e burrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME