Revista prestigjoze “Forbes” i ka dedikur një artikull adoleshenteve shqiptare që fituan konkursin ‘Technovation Challenge’ me aplikacionin “GjejZa”.
Aplikacioni synon tu vijë në ndihmë grave të dhunuara
Konkursi Technovation Challenge në Kaliforni mbahet cdo vit për të inkurajuar vajza nga e gjitha bota për të zgjidhur sfida përmes teknologjisë.
Disa prej këtyre zgjidhjeve nuk janë bërë vetëm për vajza por edhe nga vajzat.
Skuadra shqiptare përbëhej Dea Rozhani, Jonada Shukarasi dhe Arla Hoxha krijuan aplikacionin Gjejza, si një mjet për të gratë dhe vajzat për të ndihmuar gratë për të gjetur kurajo për të kërkuar ndihmë për të ndryshuar situatën e tyre.
“Çfarë është e keqe është se gjenerata jonë po rritet me të njëjtin mentalitet që ka ekzistuar prej shekujsh. Nëse ne vajzat, që jetojmë në këtë ambient nuk do të bëjmë gjë, askush nuk do të bëjë thotë” Jonada Shukarasi.
Dea Rrozhani tregon arsyen përse donin të fitonin: “Donim të fitonim sepse Gjejza mund të merrte edhe më shumë mbështetje dhe të ketë impakt në gratë dhe vajzat. Donim të fitonim për ti tregur vajzave në Shqipëri se edhe pse jetojmë në një vend të vogël mund të gjejmë zgjidhje për të kaluar kufijtë gjeografikë. Donim të fitonim sepse donim ti tregonim miqve tanë se me punë të madhe dhe me vendosmëri mund të arrish ëndrrat e ta”
Skudra fitoi dhe 15 mijë dollarë që do i ndihmojnë për mbarëvajtjen e aplikacionit.