Categories Lajme

Forcat Detare Shqiptare në operacionin e shpëtimit të 18 emigrantëve në Egje

Forcat Detare Shqiptare, pjesë e misionit të NATO-s ishin pjesë e operacionit të shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e detit Egje, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi, njofton se Anija “Butrinti”, ka mbyllur me sukses në bashkëpunim me forcat turke, mëngjesin e sotëm, operacionin e kërkim shpëtimit të 18 emigrantëve në detin Egje.

“Anija “Butrinti” pjesë e misionit të Nato-s ‘Sea Guardian’, në bashkëpunim me Rojën Bregdetare turke kryen me sukses mëngjesin e sotëm operacionin e përbashkët të kërkim-shpëtimit të 18 emigrantëve në ujërat e Egjeut.

Mirënjohje të gjithë efektivëve tanë për punën e tyre të jashtëzakonshme në mbrojtjen dhe ruajtjen e sigurisë detare në Mesdhe,” shpjegoi Niko Peleshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME