Categories Lajme

Forcohen kriteret për bursat, përfitojnë studentët që i kanë të dy prindërit invalidë

Mirela, studente në programin e Gazetarisë rrezikon të mos përfitojë bursë. Një vit më parë ajo mundi ta merrte bursën për shkak se i ati është person me aftësi ndryshe, por këtë herë sipas kritereve të reja të vendosura nga qeveria ajo duhet t`i ketë të dy prindërit më aftësi të kufizuara.

“Nuk dimë si të reagojmë ndaj kësaj gjëje, duhet të kemi dy prindërit invalidë apo duhet të studiojmë? Nëse ke dy prindërit invalidë duhet të shkëputesh nga arsimi dhe të punosh për të mbajtur familjen. Kur të vijë fundi i fundit nuk ka gjë më te shrenjtë se familja.”

Kriteret pësuan ndryshime me vendim qeverie në janar të këtij viti, duke u bërë më të vështira për t`u plotësuar nga studentët.

Këta të fundit mund të përfitojnë nëse janë me rezultate të larta, nëse familjet e tyre trajtohen me ndihmë ekonomike, nëse i kanë të dy prindërit pensionistë ose njërin pensionist dhe tjetrin prind që nuk jeton.

Bursa është përcaktuar në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj, shumë që pësoi rritje me 1 mijë lekë pas protestave, por për studentët është serish e pamjaftueshme.

“Me 100 mijë lekë unë nuk e di a të blej librat, kartën se kemi funksionale, a ta përdorim për mensa?”

“Nuk është e mjaftueshme, por është një ndihmë.”

Bursat për studentët duhet të miratohen nga institucionet e arsimit të lartë dhe shpërndahen brenda muajit janar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME