Categories Lajme

Formimi i KQZ/ Bylykbashi dhe Vasili: Me këtë marrëveshje garantohet rotacioni politik

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik pas mbledhjes me maxhorancës kanë thënë se më ketë marrëveshje do të garantohet rotacioni politik. Oerd Bylykbashi u shpreh se janë vendosur disa garanci që maxhoranca të mos kapë KQZ-në.

Kemi siguruar garancinë që procesi i ngritjes së KQZ-së të mos ketë persona të emëruar politikisht dhe të mos kontrollohet nga maxhoranca. Opozita bëri të mundur që të gjitha garancitë për zgjedhësit shqiptar të jetë të plota. Kemi dakordësuar dhe çështje të tjera që kishin mbetur pezull si, policinë, prokurorinë dhe krìmet zgjedhore. Në zgjedhjet e ardhshme do të garantohet rotacioni politik”, tha Bylykbashi.

Nga ana tjetër ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili tha se roli i opozitës nga sot është ruajtja e garancive dhe kërkesa e llogarisë për zbatimin e çdo pike të kësaj marrëveshje që është arritur.

Opozita dha një provë të rëndësishme për integritet politik dhe moral. Maxhoranca donte t’i ikte kësaj marrëveshje. Sot pas këtyre ndryshimeve që përcaktojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sot futemi në një fazë të dyë që lidhet me një kusht shumë të rëndësishëm, që është zbatimi i kësaj Reforme Zgjedhore. Ne do të bëjmë presion të rrreptë që çdo fjali e miratuar këtu të zbatohet deri në fund dhe kjo ka lidhje me një moment historik për rotacion politik dhe për prerjen e duarve për të gjithë ata që donin të vidhnin vota”, u shpreh Vasili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME