Categories Lajme

Forumi ekonomik në Davos, Rama: Evropa duhet të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos ku edhe po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek sektori i turizmit, duke thënë se vitin e kaluar pati një rritje me rreth 12 milion turistë të huaj.

“Ne kishim vetëm një mesatare prej 5 mijë turistësh në vit, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me pothuajse 12 milionë. Një rritje trafiku me hyrje dalje të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

Më tej nënvizoi: “Një gjë që mendoj se është e rëndësishme është se kemi disa disavantazhe, që jemi pak pas për t’u rritur apo zhvilluar për të mësuar nga ato që kanë bërë të tjerët. Arabia Saudite është një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh dhe zbulon se përtej miteve, ato investojnë në dije dhe po investojnë në arsimim me nivelin më të lartë, kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë. Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota që janë të kënaqur të punojmë me ne dhe po u japim jetë. Evropa është e bekuar , shih Greqinë, Italinë, Francën , kudo është bekuar nga një e kaluar e lavdishme. Problemi i Evropës sot është që të shkurtojë burokracinë dhe ta bëjë kontinentin më fleksibël”, tha ndër të tjera Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Një aksident me makinë i ka marrë jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ Temperaturat arrijnë deri në 31°C, reshje në disa qarqe

Moti në vend do të paraqitet kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës, me kthjellime dhe vranësira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje…

LEXO ME SHUME