Categories Lajme

FOTO\ 19 humbje jete nga zjarri masiv në diskotekë pas përplasjes së bandave me shishe molotov

Të paktën 19 njerëz janë v rarë kur një klub nate është djegur nga zjarri që shpërtheu gjatë një sherri masiv në Indonezi. Banda rivale të rinjsh nisën të sulmonin njëri-tjetrin me t hika, shigjeta dhe koktejle molotov në një klub karaoke në Sorong, në provincën perëndimore Papua. Një prej vi ktimave u qëllua për v dekje me t hikë në orët e para të mëngjesit para nisjes së zjarrit, i cili më pas bllokoi brenda 18 njerëz.

“Përleshjet mes të rinjve në qytete janë normale, por në këtë rast u shkaktuan shumë v dekje, është hera e parë që ndodh kështu”, tha zëdhënsi i policisë Adam Erëini për rrjetin Metro TV. Detektivët po hetojnë nëse zjarri nisi aksidentalisht apo ishte i qëllimshëm. Pamjet nga vendngjarja tregonin pasoja të rënda të zjarrit që kishte përfshirë diskotekën.

Kreu i policisë së Sorong, Ary Nyoto Setiawan tha se përleshja e tmerrshme mes bandave kishte nisur ‘vetëm për një keqkuptim’. “Ne u telefonuam atyre dhe u përpoqëm të ndërmjetësonim, por përleshja kishte vijuar deri në orët e para të mëngjesit”, shtoi ai.  Policia që erdhi në vendngjarje evakuoi të gjithë të pranishmit por më vonë zjarrfikësit gjetën trupat e pajetë në dhomat brenda klubit të natës, raportonin mediat vendase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME