Categories Lajme

FOTO/ 3 të rinjtë që furnizonin me kokainë shpërndarësit e vegjël në Tiranë

Tre të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish të cilët më pas e shpërndanin në lagjet kryesore të Tiranës.

Kokaina sigurohej në Shijak më pas sillej në Tiranë ku kishin bashkëpunëtorin e tyre i cili kishte lidhje me disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Robert Domi, Andrea Dema dhe Genis Mustafa janë arrestuar sot (31 gusht 2023) në një makinë në rrugën “Vangjus Furrxhi” brenda së cilës gjatë kontrollit u gjet dhe një pako lëndë narkotike e dyshuar kokainë me peshë 1 kg e 52 gr mbi të cilën ishte simboli i ‘tre yjeve.

Policia sqaron se makina drejtohej nga Genis Mustafa ndërsa Robert Domi, Andrea Dema ishin pasagjerë.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit” informoi sot policia e Tiranës.

Andrea Dema dhe Robert Domi të dy nga Shijaku, ishin personat që siguronin lëndën narkotike në qytetin e tyre, të cilën më pas e sillnin në Tiranë te bashkëpunëtori Genis Mustafa. Ky i fundit e shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME