Categories Lajme

“Çfarë lypët te Safet Gjici?”, Alma Kaçi e indinjuar me gazetarët që e presin në dyert e Gjykatës, ja si përgjigjet

Alma Kaçi, gruaja e video-skandalit me ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici është paraqitur sot sërish në dyert e Gjykatës së Posaçme për të kërkuar heqjen e arrestit të shtëpisë.

Është e disata herë që Kaçi kërkon lirinë, me arsyetimin se i duhet të mbajë fëmijën e mitur dhe nënën e saj me të ardhura. Ndonëse me syze të errëta dhe kapele në kokë, 40-vjeçarja nuk i ka shpëtuar vëmendjes së gazetarëve dhe operatorëve që e kanë filmuar duke hyrë dhe duke dalë nga GJKKO, e shoqëruar nga policia.

Por me sa duket kjo gjë e ka bezdisur gruan, që ishte “personazhi i muajit qershor” në media për shkak të video-skandalit. Duke dalë nga Gjykata, mikrofonat i janë drejtuar menjëherë dhe Kaçi ka zgjedhur t’i krahasojë gazetarët me lypësit që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugë.

Ngacmimit të gazetarëve, ajo i përgjigjur sërish me fyerje.

Alma Kaçi: Si ata lypësit te semafori dhe ju lypni informacione te SPAK-u. Lëreni atë, por i keqinterpretoni lajmet.

Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici?

Alma Kaçi: Çfarë lypa? Atë që lypni ju këtu!

Gazetari: Tender? I keni rehabilituar qentë e rrugës?

Alma Kaçi: Edison, ciao!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME