Categories Lajme

FOTO/ 50 ditë larg familjarëve, ndërrohet ekipi i kujdestareve në Shtëpinë e të Moshuarve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar ekipin e kujdestareve për punën dhe impenjimin gjatë gjendjes së emergjenës në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Duke shprehur mirënjohjen e saj, ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se ekipi ishte izoluar për 50 ditë edhe larg familjarëve të tyre në Shtëpinë e të Moshuarve dhe ditën e sotme kujdestaret janë ndërruar me një tjetër ekip. “Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues. Shumë faleminderit për punën e palodhur Zamira, Zeqirie, Filloreta, Kumrije, Lindita, Xhevrie. Forca ekipi i ri që nga sot merr stafetën. Mbrojmë shëndetin e gjyshërve. Krenare për sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social”thotë Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME