TIRANË,/ATSH/ Në Krujë nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë nga shkollat ose Qendrat Shëndetësore nuk është prekur nga tërmetet që tronditën vendin një ditë më parë. Bashkia e Krujës bëri të ditur se “nga raportimet e deritanishme, janë 53 objekte shtëpi banimi që kanë pësuar dëmtime të pjesshme, si plasaritje të mureve”.
Sipas bashkisë, po verifikohet vetëm një rast, shtëpi banimi e cila është shembur pjesërisht. Bashkia Krujë njoftoi të gjithë banorët që të informojnë bashkinë Krujë, administratorët dhe sektorin e emergjencave për çdo problem.






