Categories Lajme

FOTO/ Atentati në Tiranë, kush është 37-vjeçari që u gjet i vdekur në mes të autostradës

Personi që shihni në foto është Iliaz Cali, 37-vjeçari që iu bë atentat mbrëmjen e të dielës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Raportohet se Cali ishte duke udhëtuar i vetëm, kur persona të armatosur hapën zjarr drejt makinës së tij nga një tjetër mjet në lëvizje.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur në mes të rrugës dhe paraprakisht, policia ka dyshuar se ai kishte pësuar aksident. Ishin shenjat e plumbave që janë evidentuar në mjetin “Land Rover” të viktimës dhe gëzhojat e shpërndara në tokë ato që kanë shtuar dyshimet e policisë se ndaj 37-vjeçarit ishte bërë atentat.

Në xhamin e parë të makinës me të cilën ai po udhëtonte janë gjetur 4 plumbave, ndërkohë ka edhe shumë të tjera në pjesën e djathtë.

Cali njihej si pronar i një firme kamionësh dhe ishte i njohur për policinë. Mësohet se në 2016, kur policia po ushtronte kontrolle në banesat pranë Rinasit, për paratë e vjedhura në aeroport, ka gjetur qindra rrënjë kanabis, që dyshoheshin se ishin në pronësi të tij. Asokohe u arrestua nëna e viktimës, Xhemile Cali, ndërsa Iliazi u shpall në kërkim dhe u arrestua pak më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME