Categories Kuriozitete, Lajme

Foto\ Babai hedh nga ballkoni dy fëmijët se s’ia pranonte e dashura e re, Burg përjetë çiftit

Një baba dhe e dashura e tij janë dënuar me vdekje në Kinë sepse ky i fundit hodhi dy fëmijët e tij nga pallati pasi e dashura e tij e re nuk donte të rriste fëmijët e një gruaje tjetër.

Dy fëmijët e vegjël i hodhi i ati nga ballkoni. Vajza 2-vjeçare vdiq menjëherë pas plagëve të marra dhe pas saj vogëlushi 1-vjeçar.

27-vjeçari ishte takuar me Ye Chengchen, me të cilën donte të martohej, por ajo refuzoi ta pranonte pasi ai ishte baba me dy fëmijë.

Ish-gruaja e Zhang, e quajtur Chen Meilin, tha për mediat lokale se e dashura e tij e re Chengchen ‘nuk donte që Zhang të kishte fëmijë të gjakut të tij’ me një grua tjetër.

Zhang filloi një lidhje me Chengchen kur ishte ende i martuar dhe më vonë u divorcua nga Meilin. Kujdestaria e fëmijëve ishte e ndarë, kështu që vajza do të mbetej me nënën e saj dhe djali do të qëndronte me babain e tij deri në moshën gjashtë vjeç, raporton Daily Mail.

Megjithatë, ai kërkoi të kujdesej për vajzën e tij ditën që i vrau të dy pasi pa të dashurën e tij të priste kyçet e dorës gjatë një video live.

Nëna e fëmijëve të vdekur Chen tha: ‘Në atë kohë, Zhang ishte në një video call me Ye. Ajo preu kyçet e duarve dhe më pas Zhang u frikësua. I ra telefoni, mori dy fëmijët dhe i hodhi nga ballkoni.’

Sipas mediave lokale, babai pranoi se ai dhe Ye kishin bërë komplot për të vrarë fëmijët në mënyrë që të mund të krijonin një familje të re pa fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.

Ish-gruaja e të dyshuarit tha: “Në momentin kur dëgjova se fëmijët e mi u hodhën nga kati i 15-të nga babai dhe e dashura e tij, nuk mund të gjeja fjalë për të përshkruar ndjesitë e mia”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME