Categories Lajme

FOTO\ Benzi humbi kontrollin dhe përplasi ambulancën e Fierit në krahun tjetër, kush janë 4 personat e plagosur,mes tyre 2 vajza (EMRAT)

Mbrëmjen e sotme ambulance e spitalit të Fierit është përplasur me një automjet tip “Benz” në vendit e quajtur “Bishti I Zhurit” ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6  persona. Burimet pranë “FaxNews”  bëjnë të ditur se rreth orës 19 e10,  mjeti me targa “AA882YN” tip “Benz” duke udhëtuar nga aksi rrugor Lushnje-Durrës, pa dalë në rreth-rrotullimin  Bishtit të Zhurit ka humbur kontrollin dhe ka dalë në krahun e kundërt duke u përplasur me mjetin e  autoambulancës me targe “AA054 KV”.

Si pasoje janë plagosur drejtuesi mjeti “Benz” dhe tre udhëtare pasagjerët që ishin bashkë me të. Drejtues automjetit mjetit tip “Benz” është Lorenc Daka. Ndërsa pasagjer janë Joana Doda , Eralda  Manga dhe Jonel Baci që kanë mbetur të dëmtuara bashkë me shoferin. Gjithashtu në këtë aksident kanë mbetur të plagosur shoferi i ambulancës dhe një pasagjer që ndodhej brenda, ende nuk dihet sesi është gjendja e të tyre. Ndërsa mësohet se në ambulancë ndodhej një person i sëmurë i cili po transportohej për në spital.

Si pasojë e përplasjes së madhe janë dërguar në spital 6 persona për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat blu dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kavajë/Informacion paraprak Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME