Categories Lajme

FOTO/ Berati solidar, Demo: I jashtëzakonshëm reagimi i menjëhershëm i gjithë qytetit

Qytetarët e Beratit dhe bizneset janë solidarizuar për familjet e prekura në nevojë nga tërmeti i së martës. Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo shprehu sot mirënjohjen për të gjithë qytetarët, por edhe për bizneset për mobilizimin e jashtëzakonshëm. “I jashtëzakonshëm reagimi i menjëhershëm i gjithë qytetit. Qytetarë e biznese i janë bashkuar nismës së bashkisë për mbledhjen e ndihmave humanitare, për t’i ardhur në ndihmë atyre që sot janë në këtë vështirësi. Intensiteti i dhurimeve është emocionues. Faleminderit nga zemra secilit prej jush”, shprehet Demo.

Kryetari Demo shprehet se do vijojmë të mirëpresim çdo dhurim në sheshin qendror të qytetit “Teodor Muzaka” dhe se së bashku do kalojmë të gjitha sfidat që natyra po na vendos. “Kujtojmë për të gjithë që ne vijojmë mirëpresim çdo dhurim, në sheshin qendror ”Teodor Muzaka”, dhe në pikat e marketeve të qytetit. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat që natyra po na vendos përpara”, tha Demo. /a.a/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME