Categories Lajme

FOTO\ Binjakët i hodhën nga dritarja pasi i goditën me thikë, e motra u vra duke u përpjekur t’i shpëtonte

Irlandë- Një ngjarje mjaft e trishtë vjen nga Dublini. Dy binjakë binjakë 8-vjeçarë u vranë me thikë.

Chelsea dhe Christy Cawley u hodhën më pas nga dritarja e katit të sipërm të një shtëpie në Tallaght, vonë të shtunën mbrëma.

Edhe motra e tyre 18-vjeçare, Lisa Cash, ka mbetur e vrarë teksa tentoi që të mbronte të miturit. Ndërkohë thuhet se ka qenë vëllai i tyre 14-vjeçar, ai që ka arritur që të ngrejë alarmin.

Ky i fundit është duke u trajtuar në spital për shkak të plagëve të marra gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Lidhur me ngjarjen shokuese, fqinjët janë shprehur se kanë dëgjuar ulërima që vinin nga shtëpia dhe një grua që bërtiste “më ndihmo, më ndihmo”, raporton “Irish Mirror”.

“Ishte një gjakderdhje dhe ata fëmijë të varfër nuk patën asnjë shans. Skena ishte e tmerrshme dhe të tre viktimat pësuan vdekje të dhunshme”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Detektivët besojnë se Lisa u vra e para kur u përpoq që të ndalonte vrasësin me thikë që të shkonte drejt binjakëve. Ndërsa vëllai i tyre ishte në gjendje që të arratisej dhe të thërriste për ndihmë.

I dyshuar është një 25-vje♪5ar i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Nga ana tjetër mësohet se nëna e fëmijëve nuk ishte në banesë në momentin e sulmit, por ka nxituar për në shtëpi në përpjekje për të shpëtuar fëmijët e saj.

“The Sun” shkruan se vendi i ngjarjes mbetet i bllokuar dhe vijon ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia po kryen hetime dhe po përpiqet të përcaktojë motivin e vrasjeve shokuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME